“Margini”-Maqedoni: Jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe të vet-pëlqyer

Maqedonia

“Margini”-Maqedoni: Jetojmë në një shoqëri të dhunshme dhe të vet-pëlqyer

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 22:49
Sllavço Dimitrov

Shoqëria maqedonase është e dhunshme dhe e mbushur me paragjykime, kështu u shpreh në “360 gradë” Sllavço Dimitrov nga koalicioni “Margini”, derisa komentoi rezultatet e hulumtimit që tregoi se mes fqinjëve më të padëshiruar janë përfaqësuesit e komunitetit LBTI.

“Kur ti krahasojmë këto rezultate me ato të para 10 viteve, vërejmë se nuk është shënuar asnjë lëvizje, madje ndoshta është edhe më keq.

Ajo që është shumë e rëndësishme është se gjërat duhet t’i identifikojmë dhe t’i emërojmë me fjalët e vërteta.

Ato nënkuptojnë se shoqëria maqedonase duhet të sheh veten në pasqyrë dhe të pranoj se kjo shoqëri është kryesisht e dhunshme, e mbushur me urrejtje, paragjykime…”, tha Dimitrov.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat