Mickoski: E di kush janë personat nga Haraçina, kur OBRM-PDUKM do ta merr pushtetin do dalin para drejtësisë

Maqedonia

Mickoski: E di kush janë personat nga Haraçina, kur OBRM-PDUKM do ta merr pushtetin do dalin para drejtësisë

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 16:44
Hristijan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pretendon se para disa dite, siç tha ai, kriminelë nga Haraçina kanë sulmuar dhe kanë përzënë policë nga Haraçina.

Mickoski në paraqitjen e tij të sotme tha se fillimisht do të shohin se çfarë do të ndërmerr pushteti aktual, ndërsa tha se kur OBRM-PDUKM do ta marrë pushtetin, këta persona do të sillen para dritësisë.

“Ditën e parë kur ne do të marrim institucionet, do të shihni saktësisht se për cilët njerëz bëhet fjalë dhe ata njerëz do të dalin para drejtësisë. Ja, ju premtoj, më mbani për fjalë. Ne e dimë saktësisht se kush janë njerëzit, çfarë automjetesh ngasin, si duken, me çka merren, ku lëvizin dhe çfarë bëjnë. Në ditën e parë kur OBRM-PDUKM do të marrë institucionet dhe do të marrë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ju premtoj se ata persona personalisht do të dalin para jush dhe do të sillen para drejtësisë”, tha mes tjerash Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat