LSDM: Mickoski qëndron pas bllokadës, çmimin e paguajnë qytetarët

Maqedonia

LSDM: Mickoski qëndron pas bllokadës, çmimin e paguajnë qytetarët

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 10:00
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se pas bllokadës së transportuesve privatë në Shkup, qëndron Hristijan Mickoski.

Nga kjo parti thonë se me bllokadën e transportuesve privatë Mickoski i hakmerret Danella Arsovskës.

“Mickoski personalisht ka shpallur 100 autobusë për qytetin e Shkupit në emër të Arsovskës. Sot nuk kanë ikur as autobusët e as fabrika e lajmëruar Mickoski”.

“Dëmin nga e gjithë kjo e paguajnë qytetarët që mëngjesin e sotëm janë zgjuar në një qytet të bllokuar dhe pa transport publik. Mickoski dhe OBRM-PDUKM po përgatisin një fatkeqësi të re për Shkupin”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat