Mickoski: E shikoj me shqetësim lojën e qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit

Maqedonia

Mickoski: E shikoj me shqetësim lojën e qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 16:20
Hristijan Mickoski

E shikoj me shqetësim lojën e ping-pongut të koalicionit të ri të kaosit, Qytetit të Shkupit dhe qeverisë së Kovaçevskit për problemet me transportuesit privat derisa të zgjidhen problemet. Realisht, si njeri, refuzoj të hyj në retorikën e akuzave dhe lëvizjeve të papjekura, ku është më e rëndësishme se sa zgjidhjet të dish se kush ishte fajtori dhe gënjeshtrat që vazhdojnë të thonë ndërsa populli vuan. Dhe një mesazh i përbashkët për koalicionin e kaosit, mos bëni politikë në kurrizin e popullit dhe jepini zgjidhje problemeve. Ju jeni autoriteti dhe keni përgjegjësinë për të zgjidhur problemet në vend të një loje ping pongu.

Këtë e theksoi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, në manifestimin e sotëm solemn me temë “Shën Klimenti i Ohrit, strumbullari i shkrim-leximit maqedonas”.

Ai po ashtu i ka thënë qeverisë dhe kryesisë së Qytetit të Shkupit që të mos luajnë me inteligjencën e qytetarëve duke hedhur topin, por të fillojnë me zgjidhjen e problemeve.

“Ndaloni së luajturi me inteligjencën e këtij populli. Njëra është ajo ku është falë jush, dhe tjetra falë dorës së lehtë të nënshkrimit të marrëveshjeve të pabesë dhe ende ekziston. Të dy kanë përgjegjësi që t’i zgjidhin problemet kur takohen fshehurazi në Qeveri në vend që të përhapin gënjeshtra dhe të hedhin topin që dëmton Shkupin dhe qytetarët e Maqedonisë.

Ne si OBRM-PDUKM do të mbështesim çdo zgjidhje që është në interes të qytetit dhe qytetarëve të Shkupit”, theksoi Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat