Zajkova: Të mos ketë pazare dhe trysni mbi deputetët për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Zajkova: Të mos ketë pazare dhe trysni mbi deputetët për ndryshimet kushtetuese

Më: 24 janar 2023 Në ora: 15:33
Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova

Në takimin e djeshëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me partnerët e vegjël të koalicionit është biseduar edhe për ndryshimet kushtetuese.

Kryetarja e Partisë Liberal Demokrate, Monika Zajkova thotë se është kërkuar që mos të ketë trysni dhe pazare me deputetët.

“Procesi duhet të nis, secili deputet individualisht do të vendos se çfarë vendimi do të merr tutje në bazë të vizionit për të ardhmen dhe zhvillimin e shtetit. Kemi folur se nuk duhet që askush, respektivisht që deputetët nuk duhet të jenë subjekt i pazareve ose trysnive siç kemi dëshmuar në të kaluarën dhe u morëm vesh që do të jetë kështu”.

“Proceset do të nisin kurse në vullnetin individual të deputetëve varet nëse do të përfundojnë me ndonjë rezultat ose do të mbetemi dhe do të stagnojmë në vend”, tha Zajkova

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat