Mickoski: Punët me Bullgarinë shkojnë drejt luftës së ftohtë

Maqedonia

Mickoski: Punët me Bullgarinë shkojnë drejt luftës së ftohtë

Më: 26 janar 2023 Në ora: 18:40
Hristijan Mickoski

Kryetari i partisë OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Bullgarinë.

Ai deklaroi se partia e tij ka paralajmëruar për atë që po ndodh tani në marrëdhëniet maqedono-bullgare, sepse Maqedonia ka bërë shumë lëshime.

“Me sa kuptoj unë, ambasadori i fqinjit tonë lindor nuk është në këtë vend, autoritetet në Sofje po e trajtojnë si revoltë për shkak të ngjarjes që ndodhi në Ohër. Njëra palë dorëzohet pas gjithçkaje, gjunjëzohet, tregon shtyllën kurrizore dhe pala tjetër praktikisht fiton gjithçka. Ajo palë, në këtë rast Bullgaria, mendon se është e drejta e saj e natyrshme të marrë gjithçka që kërkon dhe për këtë kemi paralajmëruar edhe në periudhën e kaluar”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Ai kërkoi nga presidenti Stevo Pendarovski që të thotë se “kush janë ato shërbime sekrete, ndikime dhe faktorë të jashtëm që punojnë për destabilizimin e Maqedonisë dhe të mos komentojë si analist”.

Mickoski e quajti eurodeputetin bullgar Angel Xhambaski “një cirkuist nga spektakli”, i cili sipas tij, sillet kështu për të marrë ndonjë pikë politike më shumë në këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat