Mariçiç nuk pret që tensionet të rezultojnë në një veto të re nga Sofja

Maqedonia

Mariçiç nuk pret që tensionet të rezultojnë në një veto të re nga Sofja

Më: 27 janar 2023 Në ora: 17:47
Bojan Mariçiq.

Për t’u mbrojtur nga deklaratat politike ditore dhe nga situata e tensionuar dhe ngarkese, ne i kemi detyrimet të shkruara qartë në konkluzionet dhe kuadrin e negociatave si nga ana jonë ashtu edhe nga ana bullgare, për të ruajtur frymën e miqësisë, theksoi zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

“Sapo të përfundojmë ndryshimet kushtetuese, duhet të fillojë hapja e një kapitulli, si dhe pjesa tjetër e kapitujve. Ndërkohë, nuk po humbim kohë, tashmë kemi hyrë në kapitullin e dytë “tregun e brendshëm” dhe presim që deri atëherë të kemi raporte skrining për dy kapitujt “tregu i brendshëm” dhe “vlerat themelore”.

Kjo do të na lejojë të kemi një listë detyrash, duke përfshirë Planin e Veprimit për të Drejtat e Pakicave, për të cilin insistoi Bullgaria, ndërsa ne do të kemi detyra që do të na përshkruhen qartë deri në anëtarësim. Në mënyrë që këto detyra të jenë evropiane, duhet të pranohen nga të gjithë, si Bullgaria, por edhe vendet e tjera anëtare”, theksoi Mariçiq për “Telma”.

Sipas tij, Bullgaria ka interes që sa më shpejt të miratohet ky plan veprimi, sepse nga ai plan dalin obligimet për vendin, por edhe instrumentet për mbrojtje shtesë të komunitetit bullgar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat