OBRM-PDUKM: Qeveria i ka dëmtuar përgjithmonë pozitat maqedonase në kurriz të Bullgarisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Qeveria i ka dëmtuar përgjithmonë pozitat maqedonase në kurriz të Bullgarisë

Më: 29 janar 2023 Në ora: 10:38
Foto ilustrim

Me gjithë lëshimet e bëra nga Qeveria, Maqedonia është e poshtëruar dhe pëson kritika nga Bullgaria, zgjedhjet janë domosdoshmëri për ndryshime, thonë nga OBRM-PDUKM-ja opozitare.[

Partia është kategorike se partitë në pushtet bënë të gjitha lëshimet kombëtare dhe poshtëruan shtetin.

“Autoritetet me vetëdije e shtynë Maqedoninë në gjendje të politizimit të agjendës evropiane. OBRM-PDUKM apeloi që të mos pranohet gjithçka, por LSDM nuk dëgjoi dhe pranoi gjithçka në dëm të popullit. Qeveria dëmtoi përgjithmonë pozicionet maqedonase, në kurriz të Bullgarisë.

Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i ngjan më shumë qeverisë së Bullgarisë dhe Shqipërisë, në vend të vetëm Maqedonisë.

Dhe ndërsa ata kthejnë shpinën, krimi dhe korrupsioni lulëzojnë dhe bizneset e njerëzve të afërt të tyre përhapen në të gjithë vendin.

Për të hyrë në BE nuk duhet të plotësohen ultimatumet, por një shtet i fortë ligjor, institucione të qëndrueshme, një klimë e mirë biznesi, parashikueshmëria e sistemit ligjor dhe tatimor, me LSDM dhe BDI, asgjë në thelb nuk është përmirësuar, përkundrazi. ka regres”, thuhet në deklaratën e partisë” thuhet ne njoftimin e OBRM-PDUKM. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat