Arrestohet një shpërndarës droge në Shkup, iu gjetën lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedonia

Arrestohet një shpërndarës droge në Shkup, iu gjetën lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

MPB Maqedoni njofton se më 31.01.2023 në ora 20:45 në zonën e Karposhit, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, kanë arrestuar I.B.(33) nga Shkupi.

Siç thonë nga MPB, tek ai u gjetën dhe iu morën 36 qese me marijuanë, 10 qese me lëndë pluhuri kafe, 18 qese me lëndë pluhuri të bardhë dhe katër shiringa me lëng të zi.

“Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat