Shqiptohen 41 masa për autobusët që transportojnë nxënës në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptohen 41 masa për autobusët që transportojnë nxënës në Maqedoni

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Kontroll të automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve është zbatuar gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 41 kundërvajtje.

“Kontrollet e qarkullimit për rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi, vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek të gjithë që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë bashkërisht të kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithëve ne”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat