Në Shkup janë gjobitur 83 shoferë, nëntë pa patentë shofer

Maqedonia

Në Shkup janë gjobitur 83 shoferë, nëntë pa patentë shofer

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Gjatë kontrolleve të komunikacionit në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 83 masa, nga të cilat nëntë masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (dritë e kuqe).

Siç njoftoi MPB-ja, janë vendosur dy masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, dy sanksione për moslejimin e kalimit të këmbësorëve.

Kontrollet e komunikacionit vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat