Bekteshi: Ka mjete që paga minimale të jetë 20.500 denarë

Maqedonia

Bekteshi: Ka mjete që paga minimale të jetë 20.500 denarë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 12:42
Kreshnik Bekteshi.

“Muajin e ardhshëm paga minimale me siguri do të jetë rreth 20.500 denarë në sektorin privat dhe publik dhe ato mjete janë të parapara me buxhetin për vitin 2023. Por për të pasur barazi, edhe pagat në administratën shtetërore duhet të rriten linearisht për 2000 denarë, mjete të cilat janë të parapara në të gjitha institucionet”.

Kështu ka thënë sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Duke marrë parasysh rritjen e pagës minimale, pres që rritja të jetë mbi 2000 denarë në mënyrë lineare për secilën kategori në administratën shtetërore. Nëse dikush kundërshton rritjen e pagave, mendoj se do të bëjë një gabim të madh dhe nëse do të merret një zgjidhje ligjore, me shumë mundësi do ta mbështesin të gjitha partitë politike”.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi për të rritur pagat, duke pasur parasysh inflacionin dhe pritshmëritë e qytetarëve dhe në atë drejtim do të veprojmë si Qeveri”, tha Bekteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat