Edhe Komuna e Gostivarit dërgon ekip të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Maqedonia

Edhe Komuna e Gostivarit dërgon ekip të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Tetë zjarrfikës nga Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar, u nisën sot për në Turqi. Ata do të shkojnë t’u ndihmojnë autoriteteve turke, për të sanuar dëmet dhe për të nidhmuar banorët nga seria e tërmeteve që e kapluan Turqinë.

Ata, doli për t’i përcjellë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili theksoi se zjarrfikësit janë të trajnuar profesionalisht. Me këtë gjest, Gostivari, shtoi më tej Taravari, u jep dorë të prekurve nga tërmeti katastrofal në Turqi.

Ai tha se ekipi i zjarrfikësve me vete do të marrë edhe ndihma humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.

“Një ekip i licencuar i kërkim-shpëtimit nga Komuna e Gostivarit i përbërë prej 8 personash, u nis sot për t’ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore, te cilët morën me vete edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”. I falënderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe permbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Përveç Gostivarit, më herët edhe Komuna e Tetovës dhe ajo e Çairit kanë dërguar zjarrfikës të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat