MPB Maqedoni informon se sot rreth orës 13:20 në SPB Shkup është denoncuar se në adresat elektronike të 12 shkollave të mesme, si dhe në objektet e RTVM-së, në Qendrën e Transportit, GTC, Xhevahir City, QT East Gate dhe City Mall është dërguar kërcënim me bombë.
Nga MPB thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve.
Poashtu, po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve.
Ndryshe, edhe dje pati denoncime për bomba në 33 shkolla fillore në Shkup, të cilat rezultuan të rrejshme.