Mickoski: Hyrja e ASH-së në qeveri nuk do të ndryshojë asgjë

Maqedonia

Mickoski: Hyrja e ASH-së në qeveri nuk do të ndryshojë asgjë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 14:52
Hristijan Mickoski

Negociatat për hyrjen e ASH-së në qeveri nuk do të ndryshojnë asgjë për të mirë, përkundrazi, këta do të jenë vetëm edhe disa zyrtarë që me hyrjen në qeveri duan të bëhen edhe më të pasur, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në Komunën e Petrovecit.

Sipas tij, LSDM dhe BDI e negociojnë skenën politike në Maqedoni sikur në estradë, me çka humbet shpresa e qytetarëve se diçka do të ndryshojë për të mirë.

“Unë nuk po pres që të ndryshojë diçka më shumë, përkundrazi, punët do të jenë gjithnjë e më keq, do të kemi disa politikanë më të pasur që do të jenë bartës të funksioneve, tani nga radhët e ASH-së, ndërsa populli nuk do të marrë asgjë. Në shah esenca nuk është që të bëni “shah”, por thelbi është që të jepni “mat”.

Së shpejti do të jemi dëshmitarë të një “mati” të tillë të cilin do t’ia bëjmë kësaj Qeverie të BDI-së, e përkrahur nga LSDM-ja dhe tani e përforcuar me disa politikanë që kërkojnë mënyrë për t’u bërë më të pasur në 10 muajt e ardhshëm”, tha Hristijan Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat