Maqedoni, 202 gjoba për vozitje të shpejtë

Maqedonia

Maqedoni, 202 gjoba për vozitje të shpejtë

Më: 9 shkurt 2023 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (08.02.2023), ka kryer kontroll aksionar në territorin e Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 202 drejtues automjetesh.

Siç thonë nga MPB, prej tyre, shtatë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

“Në të njëjtën kohë, 134 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 68 jashtë vendbanimit”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat