NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Çmimi i ujit në Shkup nuk do të rritet

Maqedonia

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”: Çmimi i ujit në Shkup nuk do të rritet

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizime” në Shkup dënon ashpër dhe mohon plotësisht lajmin e rremë të publikuar në disa media për rritjen e çmimit të ujit në Shkup.

“Në pajtim me Ligjin për caktimin e çmimeve të shërbimeve të ujit, për shpenzimet e rritura të kompanisë në bazë të energjisë elektrike dhe energjisë dërgohet njoftim në formë të kërkesës për përcaktimin e tarifave për shërbimet e ujit, kërkesë e cila është dorëzuar në 2022.

Për ndryshimin e mundshëm të çmimit të ujit, përgjegjës janë Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, si themelues të kompanisë, ndërsa NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” në Shkup nuk ka miratuar as tarifa të reja, as të njëjtën gjë e ka kërkuar edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit.

Edhe një herë të theksojmë se NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” në Shkup nuk ka kërkuar rritje të çmimit të ujit në Shkup dhe as nuk është në planin e kompanisë për vitin aktual”, thonë në reagimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat