Shkrijel: Deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet të pyesin se si mund të arrish prona milionëshe me pagë profesori

Maqedonia

Shkrijel: Deputetët e OBRM-PDUKM-së duhet të pyesin se si mund të arrish prona milionëshe me pagë profesori

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Deputetja nga radhët e LSDM-së, Sanella Shkrijel

Deputetja nga radhët e LSDM-së, Sanella Shkrijel theksoi se deputetët e opozitës maqedonase duhet ta pyesin kryetarin e e tyre se si arriti prona milionëshe me pagë profesori.

Ajo po ashtu citoi Mickoskin i cili në një intervistë theksoi se jetohet vështirë dhe se është prekur nga infalcioni.

“Të gjithë profesorë të gjithë mësimdhënësit dëshirojnë të dijnë se si me një pagë mesatare mund të arrish në prona milionëshe edhe në Shkup edhe jashtë Shkupit”, theksoi ajo.

Ajo po ashtu theksoi se përveç pronave, ka edhe biznese që kushtojnë me nga 11 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat