Bastisje në Prilep, gjenden armë dhe municione luftarake, dy të arrestuar

Maqedonia

Bastisje në Prilep, gjenden armë dhe municione luftarake, dy të arrestuar

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Gjatë mbrëmjes së djeshme në qytetin e Prilepit, zyrtarët e policës së Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogës dhe Armëve në Prilepit kanë arrestuar dy persona me inicialet A.S.(23) dhe R.R.(23), të dy nga Prilepi.

Gjatë kontrollit në banesën e personit A.S.(23) janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë “Ecol Tuna” model 635 dhe një fishekë me kalibër 8 mm, një karikator me plumb kalibër 8 mm, ndërsa në shtëpinë e personit R.R.(23) është gjetur një pistoletë e kalibrit Sigsauer 9 mm, një pistoletë e kalibrit Ekol Firat 9 mm me një karikator të vetme me një fishek 9 mm, një pistoletë kompakte Valtro model 85, një pushkë gjuetie me fishekë, 30 fishekë të kalibrit 9 mm dhe 10 copë fishek gjuetie 12 mm.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjeve ndaj të dy personave, do të dorëzohet kallëzimi përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat