Trajnime për policinë kufitare

Maqedonia

Trajnime për policinë kufitare

Më: 13 nëntor 2012 Në ora: 10:54

Policia kufitare e Maqedonisë, përmes trajnimeve të reja nga ekspert amerikan në të ardhmen do të jetë më efikase dhe shumë më shpejtë do të detektojë të gjitha format e krimit transitor. Kështu u shpreh Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska gjatë promovimit të Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare. Ndërkohë, ambasadori amerikan në Shkup, Poll Uollers tha se SHBA-të edhe më tej do të vazhdojnë të përkrahin Maqedoninë në sferën e sigurisë kufitare pasi ky edhe synim i përbashkët i MPB-së dhe ambasadës amerikane në Shkup. Programi për kontrollin e eksportit dhe sigurisë kufitare realizohet nëpërmjet sigurimit të përkrahjes dhe donacioneve nga të cilat janë siguruar mbi 900 mijë dollarë amerikan për pajisje dhe trajnime.

“Kjo për ne fillimisht d.m.th kontroll efikas i kufirit, i cili natyrisht se nuk do të shkojë në dëm të liberalizimit, gjegjësisht qarkullimit më të lirë dhe më dinamik të udhëtarëve dhe mallrave. Edukimi dhe trajnimi sistematik i potencialit njerëzor është një nga fundamentet e ndërtimit sistematik të kapaciteteve institucionale”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

“Këto trajnime janë angazhim i përbashkët i MPB-së dhe ambasadës amerikane në Shkup me qëllim përparimin e kapaciteteve të poicisë kufitare. Programi për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare po zbatohet tani më 8 vite në Maqedoni, nëpërmjet sigurimit të mbështetjes në formë të donacioneve në pajisje dhe trajnimeve me qëllim të përforcohen kapacitetet e Maqedonisë në angazhimin e saj të parandalimit të tregëtisë me armë për shkatërim në masë dhe luftën kundër të gjitha tregëtive jolegale”, tha Poll Uollers, ambasador i SHBA-ve në Maqedoni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat