BDI-ja mbledh kryesinë qendrore, në rend dite “Fronti për Evropën”

Maqedonia

BDI-ja mbledh kryesinë qendrore, në rend dite “Fronti për Evropën”

Më: 25 mars 2023 Në ora: 16:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Strategjia “Fronti për Evropë” është pika e vetme e cila parashikohet të diskutohet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së. Para se të fillojë mbledhja zëdhënësi i partisë Bujar Osmani tha se nuk pritet të diskutohet kërkesa e Grupit të Zjarrit për llogaridhënien e ministrave, pasi kjo pikë është ezauruar tashmë.

“Temë është Fronti për Europë dhe nuk do ketë tema tjera. Sot do diskutohet për nevojat e qytetarëve për të jetuar në një shtet evropian. Qëllimi i mbledhjes është fronti për Evrope qe e ka nis kryetari Ahmeti, kujtojmë se jemi në kohë kritike në një udhëkryq te shtetit ku duhet te koncentrojmë gjithë forcën dhe energjinë e shoqërisë për ta orientuar shtetin drejt BE-së”, tha Bujar Osmani, Zedhenes i BDI.

Artan Grubi jo vetëm që nuk komentoi kërkesat e Grupit të Zjarrit për largimin e tij nga posti i zëvendës kryeministrit por tha se nuk beson që ekzistojnë më.

Mendoj se nuk ekzistojnë më”, tha Artan Grubi, BDI.

Për Grubin, BDI-ja nuk është e përçarë.

“Partia është e unifikuar rreth z. Ali Ahmeti. Ai është lideri i vetmi i këtij subjekti politik por edhe i shqiptarëve në vend dhe kush e konsideron si lider z.Ahmeti e ka vendin këtu”, u shpreh Artan Grubi, BDI.

As sot nuk munguan mesazhet përmes këngëve folklorike. Kreu i BDI-së Ahmeti para takimit tha se grupit të zjarrit i dedikon këngën “Po i bie era rretë e zeza” ndërsa Grubi tha se kënga e tij e preferuar e që ka dedikim politik është “Keq Hyseni”.

Grupi i zjarrit erdhi në mbledhjen e kryesisë megjithëse nuk bën të ditur nëse kresat e tyre do të vendosen në rend dite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat