Sante Plus Hospital Group: Bilal Kara është zgjedhur konsull nderi në Izmir

Maqedonia

Sante Plus Hospital Group: Bilal Kara është zgjedhur konsull nderi në Izmir

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:18
Bilal Kara

Grupacioni i spitaleve në Maqedoni me një njoftim për media ka njoftuar se pronari dhe presidenti i bordit të tyre është emëruar konsull nderi në Izmir të Turqisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut emëroi Z.Bilal Kara Konsull Nderi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Izmir në përputhje me marrëveshjet ndërmjet dy vendeve me miratimin e Republikës së Turqisë.

Z.Bilal Kara e filloi detyrën duke marrë emerimin nga Ministri i Jashtëm Bujar Osmani. Në të njëjtën kohë, dr. Bilal KARA është Kryetar i Këshillit të Biznesit Turqi-Maqedonia e Veriut në Këshillin për Marrëdhëniet me Jashtë Ekonomike (DEIK) që nga viti 2018. Dr. Bilal Kara mban postin e Presidentit të ATTSO (Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi) që nga viti 2022.

Ai është pronar dhe president i bordit të Sante Plus Hospital Group, duke drejtuar me sukses grupin për mbi 28 vjet” thuhet në njoftimin e dërguar nga Sante Plus Hospital Group. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat