Prokuroria në Manastir e pret raportin e autopsisë për vajzën 6 vjeçare

Maqedonia

Prokuroria në Manastir e pret raportin e autopsisë për vajzën 6 vjeçare

Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Raporti i autopsisë i cili duhet tregojë për arsyen e vdekjes së Jana Hristovskës në spitalin e Manastirit, ende nuk ka arritur në Prokurorinë e Manastirit.

Në ndërkohë janë ndërmarrë disa veprime për hulumtimin dhe hetimin e rastit dhe janë pyetur disa persona të cilët kanë pasur informacioni në lidhjes me rastin dhe po ashtu është siguruar dokumentacioni mjekësor.

Pjesa tjetër e dokumentacionit do t’i duhet komisionit për vlerësimin e ekspertizës e krijuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, prokuroria do të sigurojë edhe raportin e Inspektoratit dhe pas kontrolleve do të merret vendim nga prokuroria për vazhdimin e procedurës.

Ndryshe, më herët Inspektorati Shëndetësor në spitalin e Mansatirit kishte kontroll të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat