Maqedoni, arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në sistemin e shëndetësisë

Maqedonia

Maqedoni, arrihet marrëveshje për rritjen e pagave në sistemin e shëndetësisë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Sindikatat e Shëndetësisë të mbledhura pak orë para protestës së paralajmëruar në Ministrinë e Shëndetësisë kanë arritur marrëveshje. Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike pas takimit me zëvendësministrin e Shëndetësisë dhe shefin e kabinetit të ministrit të Shëndetësisë tha se janë dakorduar për rritje bruto me pagën e marsit, për të gjithë personelin shëndetësor.

“Ne bëmë një marrëveshje. Tre mijë denarë për të gjithë infermierët dhe dy mijë denarë për të gjithë stafin teknik ndihmë, administratën, mjekët, të gjithë punëtorët shëndetësorë të kenë rritje bruto me pagën e marsit”, tha Predrag Serafimovski, nënkryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike.

Serafimovski tha se Ministria e Shëndetësisë duhet të dalë dhe ta konfirmojë këtë marrëveshje.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, tha se me presion është arritur nënshkrimi i aneksit të Marrëveshjes Kolektive për Veprimtari Shëndetësore. Ai ka theksuar se me mosnënshkrimin e aneksit, 11 mijë punëtorë shëndetësorë do të ishin barazuar me pagën minimale.

“Presim që marrëveshja e sotme të zyrtarizohet me nënshkrim në një periudhë sa më të shkurtër kohore, gjatë javës së ardhshme”, u shpreh Ljubisha Karanfilovski, kryetar i Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi.

Anëtarët e të dy sindikatave kanë mbajtur sot një protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat