Maqedoni, 66 gjoba për autobusët që kryejnë transportin e nxënësve

Maqedonia

Maqedoni, 66 gjoba për autobusët që kryejnë transportin e nxënësve

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:25
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (30.03.2023) në periudhën prej orës 12.00 deri në ora 16.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është kryer kontroll aksionar i automjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve.

Gjatë kontrollit janë konstatuar 66 kundërvajtje, nga të cilat 10 për hyrje të paligjshme në komunikacion, nëntë për vozitje pa leje, gjashtë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit. Tetë automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik.

“Kontrollet e qarkullimit për të rritur sigurinë e nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

U bëjmë thirrje të gjithëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe në këtë mënyrë të gjithë së bashku kontribuojmë në rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të gjithë neve”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat