Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Maqedonia

Bastisje në Kumanovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:28
Policia

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme zyrtarë policorë nga njësiti kundër tregtisë ilegale me drogë dhe armë pranë SPB-Kumanovë ka privuar nga liria 18 vjeçarin M.T. nga Kumanova.

Gjatë bastisjes që është kryer ndaj tij është gjetur marijuhanë.

 Ndërkohë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 10 paketime të tjera me marijuahën dhe një peshore digjitale.

Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor të Kumanovës, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi adekuate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat