Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte

Maqedonia

Arrestohet 57-vjeçari nga Merova e Tetovës, dyshohet se kishte djegur shtëpinë ku jetonte

Më: 10 prill 2023 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

SPB Tetovë informon se mbrëmjen e djeshme (09-prill) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 57-vjeçarin A.A. nga Merova e Tetovës.

Siç thonë nga SPB Tetovë, ai nga banorët e këtij fshati është raportuar se paraprakisht kishte djegur shtëpinë ku jetonte i vetëm dhe hambarin aty pranë dhe ka tentuar.

Sipas raportimit, të djegë edhe një shtëpi tjetër në pronësi të të afërmit të tij.

Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë, kurse sot (10-prill) do të kryhet inspektimi për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat