Pehçeski: Mjekja më tha se nëse vazhdoj me deklarata, për mua nuk do të ketë vend në spital

Maqedonia

Pehçeski: Mjekja më tha se nëse vazhdoj me deklarata, për mua nuk do të ketë vend në spital

Më: 14 prill 2023 Në ora: 21:56
Pehçeski: Mjekja më tha se nëse vazhdoj me deklarata, për mua nuk do të ketë vend në spital

Igor Pehçeski i cili gjendet në Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve ku merr terapinë për fibrozë cistike, ka akuzuar mjeken Stojka Naceva Fushtiq, e cila është ushtruese e detyrës së drejtores, se nëse jep deklrata për ilaçin “Trikafta”, nuk do të ketë vend për të në spital.

Mjekja Stojka Fushtiq erdhi 2-3 herë në dhomën e spitalit dhe më ta se nëse vinë gazetarët gjatë fundjavës për të dhënë deklaratë për ilaçin Trikafta, për mua nuk do të ketë vend në këtë spital për trajtimin e fibrozës cistike”, shprehet pacienti Pehçeski.

Ai shtoi se ka letër lirimi dhe se i është mohuar që për dy ditë të tërë të marrë terapinë e tij.

Më herët sot nga Klinika Universitare për sëmundje të fëmijëve njoftuan se Pehçevski është në gjendje stabile dhe nesër do të lirohet në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat