​BDI: VMRO po bllokon çdo gjë evropiane në Kuvend

Maqedonia

​BDI: VMRO po bllokon çdo gjë evropiane në Kuvend

Më: 11 maj 2023 Në ora: 12:59
Kuvendi i Maqedonisë

Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, ka deklaruar se koalicioni i partive opozitare VMRO DPMNE dhe Levica po bllokon ligjet në Kuvend.

Sipas BDI-së, këto veprime janë anti-europiane, anti-NATO dhe antiamerikane.

VMRO DPMNE dhe Levica në mënyrë aktive dhe të qëllimshme po bllokojnë mbi 500 milionë euro të dedikuara për projekte në interes të qytetarëve nga institucionet financiare evropiane. Implikimet financiare të bllokimit të ligjit të TVSH-së janë 40 milionë euro, për ligjin e tatimit mbi fitimin janë 20 milionë euro, për tatimin e solidaritetit 80 milionë euro, si dhe bllokimi i ligjeve financiare për borxhet, 100 milionë euro nga Banka Europiane e Investimeve për kredi zhvillimore për ekonominë me kushte të favorshme dhe 100 milionë të tjera nga BERZH për EMV, mbi 150 milionë euro për korridoret 8 dhe 10 - D, ndërsa nga ligjet tatimore varen edhe gjithsej 260 milionë euro nga BE dhe FMN , si dhe qindra milionë euro shtesë për hekurudhën e Korridorit 8”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Në njoftimin e BDI-së, thuhet se nuk do të lejojnë që VMRO dhe Levica t'i kushtojnë shtetit dhe qytetarëve më shumë se 150 milionë euro ndërtim më të shtrenjtë dhe mbi dy vite ndërtim të stërzgjatur.

“Në të njëjtën kohë, VMRO-ja punonte në mënyrë aktive kundër Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimit në NATO, nuk e mbështeti referendumin, siç edhe po vepron kundër Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë apo Marrëveshjes së Ohrit përmes rezistencës ndaj Ligjit për Gjuhët”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat