Shqiptohen 170 masa në Shkup, 84 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 170 masa në Shkup, 84 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 22 maj 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 170 masa.

“Në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 170 masa.

Prej tyre 84 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të automjetit pa patentë shoferi, 28 për ngasje të automjetit në gjendje të dehur.

Janë shqiptuar dhe 4 gjoba për automjete teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, 3 për mosvënien e rripit të sigurisë, si dhe u janë shqiptuar 9 gjoba motoçiklistëve…”, thonë nga MPB./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat