Komuna e Haraçinës ndërpret punën, nuk ndjehen të sigurt pas kërcënimeve me jetë ndaj kryetarit

Maqedonia

Komuna e Haraçinës ndërpret punën, nuk ndjehen të sigurt pas kërcënimeve me jetë ndaj kryetarit

Më: 25 maj 2023 Në ora: 12:30
Komuna e Haraçinës

Komuna e Haraçinës njofton opinionin se administrata komunale nga sot nuk do të punojë deri te një njoftim të ri.

Njoftimi vjen pasi dje kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi u kërcënua me jetë nga një 69-vjeçar dhe disa raste më parë ku ka pasur kërcënime.

“Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.

Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen Komunës për të marrë shërbime.

Ashtu siç më mund të jeni të informuar edhe nga mjetet e informimit, është hera e dytë që cenohet siguria e punonjësve të administratës komunale dhe Kryetarit të Komunës, prandaj një vendim i këtillë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë ishte i pashmangshëm”, thuhet në njoftimin e administratës së Komunës së Haraçinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat