Reshje të stuhishme, në Prilep lumi doli nga shtrati, në një pjesë të Ohrit është ndërprerë komunikacioni

Maqedonia

Reshje të stuhishme, në Prilep lumi doli nga shtrati, në një pjesë të Ohrit është ndërprerë komunikacioni

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 22:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshje të dendura shiu kanë përfshirë pasditën e sotme qytetin e Prilepit, për çka në disa vende lumi ka dalë nga shtrati, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza, transmeton Portalb.mk.

Nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Prilep janë kërkuar ekipe shtesë kujdestare nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve dhe Ndërmarrje Publike “Ujësjellës”, nëse ka nevojë të ndërhyjën, për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë pasdite Prilepin. Niveli i ujit të lumenjve është rritur dhe tani për tani në disa vende lumi ka dalë nga shtrati në Prilep”, thuhet në kumtesën e QMK-së.

Nga reshje të stuhishme të shiut dhe breshërit është përfshirë edhe Qyteti i Ohrit, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut në rrugën rajonale Ohër – Sveti Naum, afër fshatit Lubanishtë.

Për shkak të stuhisë që përfshiu pjesën juglindore në Komunën e Ohrit në rajonin e fshatit Tërpejca dhe fshatit Lubanishtë, e shoqëruar me reshje të dendura ka bërë që rajonale drejtimi Ohër – Shën Naum në fshatin Lubanishtë, të vërshohet me ujë, dhe, zhavorr dhe gurë më të vegjël. Komunikacioni u ndërpre tërësisht nga ora 19:15 dhe në këtë moment mundësohet përmes rrugëve ndihmëse lokale. Në teren janë të pranishëm dhe po ndërhyjnë në sanim ekipe të NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëe magjistrale dhe rajonale – pjesa Ohër dhe NP Komunaleci i Ohrit”, thuhet në njoftimin e QMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat