Ashton arriti në Shkup

Maqedonia

Ashton arriti në Shkup

Më: 16 prill 2013 Në ora: 17:22

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka arritur në Shkup, ku fillimisht është pritur nga kryeministri Nikolla Gruevski ndërsa më pas pritet të takohet edhe me presidentin Gjorgje Ivanov, liderin e opozitës, Branko Cërvenkovski, dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këto takime, siç bëhet e ditur, do të diskutohet për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në strukturat euroatlantike dhe nevojën për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për çështjen e emrit.

Vizita e baroneshës Ashton përkon me shpalljen e raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, i cili nuk përcaktoi datën për fillimin e bisedimeve, por vetëm mbajti rekomandimin e raportit të dhjetorit për bisedime me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat