OBRM-PDUKM: LSDM parti pa ide, ende nuk kanë dalë nga hija e BDI-së

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM parti pa ide, ende nuk kanë dalë nga hija e BDI-së

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 14:36
Ali Ahmeti

Përmes një njoftimi të partisë maqedonase OBRM-PDUKM pyesin pse LSDM nuk e dënon planin e BDI-së për destabilizim të vendit.

“Kur do të merr guxim Venko Filipçe dhe ta dënojë BDI-në? Ose shpreson se ata do të organizojnë protesta kur do të duhet të japin përgjegjësi”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, LSDM për momentin është parti pa ide.

“Pse frikësohen të dalin nga hija e BDI-së? Që kur u zbulua plani i BDI-së nga Mickoski dhe doli në pah, as BDI as LSDM nuk e dine çfarë të bëjnë”, thonë nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat