Indeksi i transparencës aktive: Qeveria, ministritë, komunat 4% më transparente

Maqedonia

Indeksi i transparencës aktive: Qeveria, ministritë, komunat 4% më transparente

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:38
Ilustrim

Transparenca mesatare aktive e minsitrive, e Qeverisë dhe komunave këtë vit është përmirësuar për 4% në raport me vitin e kaluar, tregon Indeksi i transparencës active pë vitin 2024 të cilin e përpunon Qendra për Komunikime Qytetare.

“Transparenca aktive e minsitrive dhe Qeverisë është 86 për qind, ndërsa e komunave 79 për qind. Lidhur me vitin e kalaur, tek minsitritë ka përparim, ndërsa komunat janë përmirësuar për 5 për qind.”, thonë nga Qendra për Komunikime Qytetare.

Megjithatë përskaj rritjes mesatare për 4%, institucioni i Qeverisë ka shënuar një rënie të transparencës active. Përderisa në vitin 2023 ka pasur 100% transparencë, në vitin 2024 transparenca aktive e Qeverisë numëron 87%. Nga institucionet qeveritare, transparencë aktive maksimale prej 100 për qind ka ruajtur vetëm Ministria e Mbrojtjes, e cila, siç theksojnë nga QKQ, për të katërtin vit me radhë i publikon të gjitha informatat e parapara nga transparenca active, Ministria më pak transparente është ranguar Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive me 60.9%.

Sa i përket komunave, për herë të parë, pesë komuna, Berova, Manastiri, Vallandova, Kavadari dhe Kërçova kanë realizuar 100 për qind transparencë aktive. Ndërkohë më pak transparente llogariten komuna e Sopishtes dhe Llozovës, me 33.3%, respektivisht 29%. Mes rajoneve, Rajoni lindor e ka ruajtur dhe madje e ka përmirësuar pozitën prej lideri në raport me rajonet e tjera (me 88 për qind transparencë aktive). Indeksi tregon se më së paku informata minsitritë publikojnë për kompetencat e veta (78 për qind nga 100 për qind të mundshëm), ndërsa komunat për financat (67 për qind nga 100 për qind të mundshëm).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat