Toshkovski: Janë ndaluar katër persona nga bastisjet e djeshme në Strumicë, Shkup dhe Gostivar

Maqedonia

Toshkovski: Janë ndaluar katër persona nga bastisjet e djeshme në Strumicë, Shkup dhe Gostivar

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 17:27
Pançe Toshkovski.

Katër persona janë ndaluar në aksionin e djeshëm në kompani dhe shtëpi në Strumicë, Shkup dhe Gostivar, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski gjatë vizitës së sotme në Ohër.

“Aksioni i djeshëm ishte mjaft i gjerë në më shumë se dhjetëra lokacione në territorin e Maqedonisë. Kemi vepruar në koordinim me Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar me urdhër të gjyqtarit në procedurë paraprake, si dhe me institucione të tjera shtetërore si DAP, Ministria e Financave dhe Doganat.

Ky është një nga rastet që lirisht mund të them se ka dyshime se është një krim epik, i cili fatkeqësisht edhe një herë është në kurriz të buxhetit të Maqedonisë, gjegjësisht parave të popullit.

Informacionet fillestare janë se bëhet fjalë për shuma miliona të cilat janë rezultat i disa krimeve, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash”, tha Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski.

Në interes të procedurës së përgjithshme, tha ai, nuk mund të hyj në detaje, e respektoj prezumimin e pafajësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat