Presidentja e vendit sonte ka komentuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën për anëtarësim në BE.
Siljanovska-Davkova për “Click Plus” tha se tani pret që BE të ketë strategji të qartë për Maqedoninë e Veriut.
“Dëshiroj, qoftë në kuadër të procesit të Berlinit, qoftë në kuadër të asaj që vijon tani, BE-ja realisht të manifestojë një strategji të qartë për ne”, thotë Gordana Siljanovska Davkova.
E pyetur se si do të anëtarësohemi tani në BE, Siljanovska tha se do të ndodhë së pari duke punuar për shtetin ligjo
“Do të ndodhë së pari duke punuar për shtetin ligjor, prova më e rëndësishme e shtetit ligjor është beteja e pamëshirshme kundër korrupsionit dhe krimit. E jona do të bëhet me standarde evropiane në arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale. Fqinjësia e mirë, jo vetëm që tregojnë dhe dëshmojnë, por edhe fqinjësia jonë”, thotë Siljanovska Davkova.