Tragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe

Maqedonia

Tragjedia në Koçan, Mickoski: Kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë, humbja është shumë e madhe

Më: 16 mars 2025 Në ora: 09:51
Hristijan Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan.

Ai tha se kjo është ditë e rëndë për Maqedoninë. Humbja është shumë e madhe, dhembja e familjes nuk mund të përshkruhet.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski. Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat