Humb jetën një person në Kumanovë, trupi dorëzohet për autopsi

Maqedonia

Humb jetën një person në Kumanovë, trupi dorëzohet për autopsi

Më: 18 mars 2025 Në ora: 18:15
Ilustrim

Një person në Kumanovë ka humbur jetën.

"Me datë 17.03.2025 në ora 11.35 në Stacionin Policor të Kumanovës është marrë njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se në gjendje të rënduar shëndetësore në spital është sjellë V.A. (32) nga Kumanova.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa nga ana e zyrtarëve policorë nga Drejtoria e Punëve të Brendshme në Kumanovë, është bërë kontroll dhe intervistim i të gjithë personelit mjekësor të pranishëm.

Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim ka kryer policia nga SPB Kumanovë", thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat