MPB: Janë privuar nga liria 17 persona të cilët nuk e respektuan vendimin për shtatë ditë zie shtetërore

Maqedonia

MPB: Janë privuar nga liria 17 persona të cilët nuk e respektuan vendimin për shtatë ditë zie shtetërore

Më: 23 mars 2025 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, gjatë kontrolleve në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria 17 persona.

Të njejtët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zie.

“Më datë 22.23.03.2025, në rajonin e Shkupit, Prilepit, Ohrit dhe Kumanovës, nga nëpunësit policorë janë privuar nga liria gjithsej 17 persona për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 i Kodit Penal, përkatësisht për mosrespektim të vendimit të Qeverisë për shtatë ditë zie.

Gjithashtu, në rajonin e Shkupit është ndaluar një i mitur, si dhe menaxher i një objekti gastronomik, ndërsa në rajonin e Prilepit janë ndaluar 12 persona, nga të cilët njëri është i mitur. Një person është ndaluar në Kërçovë – pronar i një objekti gastronomik,ndërsa dy persona janë ndaluar në Kumanovë – menaxher dhe drejtor i një objekti gastronomik.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, bëjnë të ditur nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat