Taravari: Nuk mendoj të jap dorëheqje, koalicioni qeveritar funksionon mirë

Maqedonia

Taravari: Nuk mendoj të jap dorëheqje, koalicioni qeveritar funksionon mirë

Më: 24 mars 2025 Në ora: 10:57
Arben Taravari

Ministri i Shëndetësisë dhe njëri nga liderët e VLEN-it thotë se koalicioni qeveritar po funksionon mirë dhe se nuk mendon të jep dorëheqje nga posti i Ministrit.

Ai tha se për momentin këto tema janë irelevante, për koalicionime dhe bashkëpunime partiake kemi kohë për të biseduar, nuk është diçka urgjente.

“Për dorëheqje as që e planifikoj. Raportet midise partnerëve të koalicionit vazhdojnë të jenë shumë të mira”, tha Taravari.

I pyetur se a është takuar me Ali Ahmetin, Taravari tha se ka pasur kanale komunikimi por nuk jemi takuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat