PTHP: Është formuar lëndë pas kontrolleve të djeshme në Spitalin e Prilepit

Maqedonia

PTHP: Është formuar lëndë pas kontrolleve të djeshme në Spitalin e Prilepit

Më: 16 prill 2025 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Pas kontrolleve të djeshme në Spitalin e Prilepit është siguruar dokumentacioni plotë financiar i punës së spitalit që nga viti 2020 deri sot.

Tani dokumentacioni po analizohet, thonë nga Prokuroria Publike Themelore.

Lënda e formuar është në fazën para hetimore së bashku me Policinë Financiare.

“Pas kontrollit të të dyshuarve në tetë lokacione, dokumentacioni është siguruar. Po kryhen edhe kontrollet se si në janë bërë tenderët, ashtu edhe në dokumentacionin e përgjithshëm kontabiliste. Në cilësinë e provës është siguruar edhe dokumentacioni elektronik edhe material”, thotë prokurori publik nga Prilepi, Stevço Binoski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat