Krstevski: Kërkojmë ndihmë në Koçan, inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim

Maqedonia

Krstevski: Kërkojmë ndihmë në Koçan, inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim

Më: 16 prill 2025 Në ora: 15:34
Venko Krstevski

Ushtruesi i detyrës i sapozgjedhur Kryetari i Komunës së Koçanit, Venko Krstevski, sot pas marrjes së detyrës për herë të parë ka brifuar për media dhe ka thënë se ndër gjërat e para që duhet të bëjë komuna është që t’u drejtohet pushteteve tjera lokale për ndihmë me inspektorët e ndërtimit.

“Siç e dini, inspektorët tanë të ndërtimit janë nën hetim dhe nuk jam i sigurt se sa funksionalisht mund ta bëjnë punën e tyre.

Ndërkohë ne nuk kemi as inspektor strehimi. Na mungojnë shumë burime njerëzore dhe çdo ndihmë do të ishte e mirëseardhur. Fatkeqësisht kemi shumë ndërtime pa leje dhe fokusi do të jetë në inspektoratin ndërtimor”, tha Krstevski.

Krstevski u zgjodh kryetar nga Këshilli i Komunës së Koçanit si zgjidhje e përkohshme gjashtëmujore deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, pasi kryetari Ljupço Papazov dha dorëheqjen, para se të arrestohej dhe ndalohej pas zjarrit në diskotekën “Pulse” në të cilën humbën jetën 61 persona.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat