Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Më: 21 prill 2025 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat