Në orën 01:00 pas mesnate, policia e SPB Shkup ka arrestuar E.J. (31), banor i Shkupit, pasi ky i fundit mbrëmjen e kaluar rreth orës 20:30 ka qenë i përfshirë në një aksident trafiku me pasoja.
Ngjarja ka ndodhur në një rrethrrotullim ku kryqëzohen rruga “Kiril dhe Metodij”, rruga “Mitropoliti Teodosij Gologanov” dhe rruga “Kosturski Heroi”. Sipas informacioneve zyrtare, E.J., duke drejtuar një veturë të markës “Volkswagen” me targa të Shkupit, ka goditur këmbësorin GJ.P. (87), gjithashtu nga Shkupi
MPB njoftoi sot se pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, kundër E.J. do të paraqitet një raport adekuat.
Këmbësori i lënduar mbrëmë me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore u dërgua në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, ku iu diagnostikuan lëndime të rënda.