Zyrtarizohet grupi parlamentar i VLEN-it, koordinator do të jetë Bekim Qoku

Maqedonia

Zyrtarizohet grupi parlamentar i VLEN-it, koordinator do të jetë Bekim Qoku

Më: 20 maj 2025 Në ora: 13:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot në Kuvendin e RMV-së është zyrtarizuar grupi parlamentar i subjektit VLEN-n. Koordinatori Bekim Qoku tha se VLEN i numëron 9 deputetë ndërkohë që presin që ky numër të rritet, që siç tha, ditët në vijim do të shtohet edhe deputeti i 10 dhe 11.

Qoku tha se me 10-të deputetë, janë Grupi Parlamentar më i madh në Kuvendin e RMV-së.

Jam këtu që t’ju informojë edhe zyrtarisht se grupi parlamentar VLEN i numëron 9-të deputetë.

Ndërsa në ditët në vijim besoj se do të na shtohet edhe deputeti i 10-të dhe më pas edhe i 11-ti dhe pse jo edhe i 14-ti dhe kështu praktikisht, me 10-të deputetë jemi grupi më i madh parlamentar shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Qoku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat