Durmishi: Rajoni ka nevojë për ekonomi të ndërlidhur dhe politika të parashikueshme

Maqedonia

Durmishi: Rajoni ka nevojë për ekonomi të ndërlidhur dhe politika të parashikueshme

Më: 21 maj 2025 Në ora: 14:26
Foto nga takimi

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në panelin qendror të “Sarajevo Business Forum 2025”, ku ndau vizionin e tij për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik përmes reformave, bashkëpunimit rajonal dhe ndërlidhjes infrastrukturore.

Në këtë forum ndërkombëtar, ministri Durmishi prezantoi prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për tërheqjen e investimeve dhe ndërtimin e një klime të besueshme për bizneset vendore dhe të huaja. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në sektorët strategjikë si digjitalizimi, energjia dhe fuqia punëtore, si dhe angazhimin për të ndërtuar politika të qëndrueshme që japin rezultate.

“Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të punës dhe rritja e besimit të investitorëve janë prioritete që kërkojnë përkushtim, stabilitet dhe veprim konkret. Këtë po e ndërtojmë çdo ditë përmes politikave të qëndrueshme dhe bashkëpunimit rajonal”, tha ministri.

Forumi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi ekonomik me rajonin dhe më gjerë, thonë nga kabineti i Durmishit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat