Jo dorëheqje – Abdil Bilalli është shkarkuar nga detyra në Gostivar

Maqedonia

Jo dorëheqje – Abdil Bilalli është shkarkuar nga detyra në Gostivar

Më: 21 maj 2025 Në ora: 22:10
Abdil Bilalli

Përkundër pretendimeve për dorëheqje, Abdil Bilalli është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit të Policisë në Gostivar

Edhe pse Abdil Bilalli, kryeshefi i Departamentit Policor të Gostivarit, deklaroi sot përmes një postimi në profilin e tij në Facebook se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, burime të sigurta brenda strukturave të policisë e kundërshtojnë këtë version.

Sipas këtyre burimeve, Bilalli nuk ka dhënë dorëheqje vullnetare, por është shkarkuar nga detyra me vendim të brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një burim i lartë i policisë, që kërkoi të mbetet anonim, konfirmoi se procedura e shkarkimit është finalizuar sot dhe se dorëheqja e pretenduar nga Bilalli nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar.

“Z. Bilalli është shkarkuar, nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për dorëheqje dhe ky vendim është marrë në koordinim me drejtuesit e MPB-së,” theksoi burimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat