Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

Maqedonia

Kallas arrinë në RMV, Mucunski: Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë

Më: 23 maj 2025 Në ora: 12:48
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski sot ka pritur Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas.

Na pret një agjendë e ngjeshur me disa takime, në të cilat pres një diskutim konstruktiv dhe të hapur.

Fokusi i bisedimeve do të jetë perspektiva e qartë evropiane e vendit tonë, përputhja e plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të unionit, nevoja për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit, si dhe angazhimi i vazhdueshëm për zbatimin e reformave.

Si pjesë e vizitës, do të mbahet edhe Dialogu i Parë i Sigurisë dhe Mbrojtjes me Bashkimin Evropian, në kontekstin e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të nënshkruar në nëntor 2024, i cili është i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, shkruan Mucunski në profilin e tij në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat