MPB dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë shpërndajnë fletushka informative për udhëtim të sigurt në kushte të verës

Maqedonia

MPB dhe Kryqi i Kuq i Maqedonisë shpërndajnë fletushka informative për udhëtim të sigurt në kushte të verës

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 16:55
Foto ilustrim

Nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare “Jugu” sot në vendkalimet kufitare “Bogorodicë” dhe “Mexhitli” në bashkëpunim me vullnetarë nga Kryqi i Kuq i RMV-së zbatuan aksion parandalues për udhëtim të sigurt në kushte të verës.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, nëpunësit policorë u kanë treguar udhëtarëve gjatë hyrjes në vend për nevojën e vozitjes së kujdesshme dhe të prëgjegjshme dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta ditore, është e preferuar pushimi në drejtim të evitimit të ndikimit të temperaturave si rrezik nga fatkeqësi të mundshme trafiku.

Së bashku me vullnetarët nga Kryqi i Kuq krahas këshillave, udhëtarëve u kanë dhënë ujë si dhe fletushka edukative me përmbajtje informative përndryshe të përgatitura nga QR për VK “Jugu”.

“Aktivitetet e këtilla dhe të ngjashme do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, aq më shumë me rritjen e pritshme të frekuentimit të komunikacionit përmes vendkalimeve kufitare”, informojnë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat